Zbardhet plani i PD për tarifat në arsim, Basha udhëton sot drejt Korçës

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i opozitës Lulzim Basha do të shkojë sot pasdite në Korçë, për të bashkëbiseduar me të rinjtë e këtij qyteti.

Takimi zhvillohet në kuadrin e “Rrugëtimit për Shqipërinë”, një seri takimesh të Bashës me qytetarët, me pyetje që i drejtohen direkt atij gjatë takimit.

“Sot vijojmë në Korçë me “Rrugëtimin për Shqiperinë. Ftoj të rinjtë e dhe të rejat Korçës të bashkëbisedojmë sot në orën 17:00!” shkruan Basha në FB.

Një ditë më parë, kreu i PD ishte në Elbasan ku zbuloi para të rinjve se si do jetë plani i tyre për universitetet.

“Për ne, prioriteti numër 1 është rimbursimi i tarifave. Çdo student nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë në muaj, do të përfitojë rimbursim 100% nga tarifa e buxhetit të shtetit me PD-në nesër në pushtet. Për studentët që vijnë nga familje me mbi 640 mijë lekë të ardhura në muaj, do të përfitohet 50% e tarifës përsëri nga buxheti i shtetit”, tha Basha.

“Do të orientojmë universitet publike drejt tregut. Në të gjitha degët, ne do të zbatojmë modelin gjerman të trajnimit të dyfishtë, gjysma e kohës do të shpenzohet në auditorët e universitetit, gjysma tjetër, praktikë pune. 10 mijë më të mirët, çdo vit, do të marrin një vit stazh të paguar nga buxheti i shtetit”, vijoi Basha.

Ai tha se i njëjti investim që do të bëhet për rimbursimin e tarifave të studimit dhe për stazhet për 10 mijë studentët me të mirë, do të investohet edhe për modernizimin e universiteteve dhe afrimin e profesorëve të kualifikuar.

Paratë për të gjitha këto premtime, Basha tha se do t’i sigurojë nga taksat e qytetarëve, të cilat aktualisht shkojnë për koncesionet.

Zjarr Tv Ad