Zbardhet vdekja e 13-vjeçares në Tiranë, Policia: Vrau veten

0
115
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Të tjera detaje dalin në dritë nga vdekja e 13-vjeçares në Tiranë, e cila mbërriti e plagosur rëndë në spital dhe ndërroi jetë pak çaste më vonë.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor rezulton se e mitura K. Braja, dyshohet të jetë vetvrarë në banesë me armën e gjahut të të atit.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e gjahut me të cilën e mitura dyshohet të jetë vetvrarë në banesë.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbasditen e djeshme ku shtetasia K. Braja, 13 vjeçe është shoqëruar për ndihmë mjekësore në spital nga i ati i saj, shtetasi Xhevat Braja, I cili kur ishte kthyer nga puna e kishte gjetur vajzën e tij pa shenja jete në divan. Menjëherë për ngjarjen e rëndë  u ngrit një grup i posaçëm hetimor ku në përfundim të veprimeve përkatëse hetimore dhe proceduriale (kqyrja e vendit të ngjarjes, trupit të të miturës dhe marrja e deklarimeve të familjarëve), ka rezultuar se e mitura K. Brajaj., dyshohet të jetë vetvrarë në banesë me armën e gjahut të të atit.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut për të cilën shtetasi Xhevat Braja, dispononte leje.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Ad