Zbardhet Vendimi/ Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë shpall moskompetencën për dosjen “Gërdeci”, çështja i kalon GJKKO-së, pritet rinisja e hetimeve për Fatmir Mediun

0
427
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka shpallur moskompetencën për dosjen “Gërdeci”, ku i akuzuar është ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu.

Në vendimin e firmosur nga gjyqtarët Ilir Panda, Albana Boksi e Klodian Kurushi, thuhet se me ndryshimet ligjore të bëra nga Reforma në Drejtësi, çështja duhet t’i kalojë në ngarkim Gjykatës së Posaçme Anti-Korrupsion.

Sipas këtij vendimi, ka rënë pengesa për të ndjekur penalisht Fatmir Mediun, ndaj SPAK nuk ka asnjë pengesë që të ushtrojë funksionin për hetimin e ish-ministrit të Mbrojtjes.

“Kolegji vëren se që prej momentit që ka rënë pengesa për ushtrimin e ndjekjes penale ndaj subjektit Fatmir Mediu, prokuroria nuk ka pasur ndonjë pengesë që të ushtronte funksionin e saj si përfaqësues i akuzës, konform ligjit, situatë procedurale kjo e transferuar si kompetencë te Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Referuar kuadrit ligjor të mësipërm, Kolegji vlerëson se Gjykata e Lartë nuk ka më juridiksion fillestar për të shqyrtuar akuzat penale ndaj funksionarëve të lartë shtetërorë, pasi që prej ndryshimeve të miratuara me ligjin nr. 76/2016 dhe nr. 35/2017 kompetencën për të shqyrtuar këto akuza penale e ka Gjykata për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Duke qenë se kompetencën lëndore për shqyrtimin e çështjes penale në themel e ka Gjykata për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Kolegji vlerëson se kjo gjykatë ka kompetencën lëndore për t’u shprehur edhe në lidhje me kërkesën për revokim të vendimit të pushimit, e cila do të duhet të shqyrtohet nga gjyqtari i seancës paraprake pranë kësaj gjykate”, thuhet në vendim.

Zjarr Tv Ad