Zbardhet vrasja e të riut në Laç, shpallet në kërkim i dyshuari nga Tirana

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Kurbinit thotë se ka zbardhur vrasjen e 24-vjeçarit Viktor Shkorreti, i cili u ekzekutua mbrëmjen e kësaj të mërkure, duke shpallur në kërkim një person.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen në afërsi të stadiumit Laç, Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri Shkorreti, policia ngriti një grup të posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Kurbinit.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, rezultoi se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pas një konflikti të çastit, dhe se autori i dyshuar i vrasjes është E.K.,32 vjeç, banues në Tiranë.

Policia e Kurbinit në bashkëpunim me Policinë e Tiranës vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së 24-vjeçarit.

Lidhur me këtë ngjarje materialet iu referuan Prokurorisë së Kurbinit për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”

Zjarr Tv Ad