Zbardhja e atentatit ndaj Nikulajt, Çuçi përgëzon Policinë: Së shpejti do dalin rezultatet për ngjarje të tjera

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar pas deklaratës së Policisë për zbardhjen e vrasjes së Ardian Nikulajt pak ditë më parë në Shëngjin.

Përmes një postimi në Facebook, Çuçi falenderon policinë për punën e bërë, ndërsa thotë se kanë treguar profesionalizëm dhe vendosmëri për të çuar përpara drejtësisë autorët e identifikuar. Ai thotë se së shpejti do të dalin rezultatet për ngjarje të tjera të rënda.

“Përgëzime Policisë së Shtetit për punën e shkëlqyer për zbardhjen e ngjarjes së rëndë në Shëngjin. profesionalizëm dhe vendosmëri për të çuar përpara drejtësisë autorët e identifikuar dhe për të mësuar plotësisht organizimin dhe financimin e atij ekzekutimi kriminal.

Ndërkohë vijon puna me intensitet të lartë edhe për zbardhjen e ngjarjeve të rënda të kohëve të fundit, për të cilat rezultatet nuk do të vonojnë. #MePolicinëeShtetit”, shkruan Çuçi.

Zjarr Tv Ad