Zbardhja e vendimit nga Gjykata, Salianji: Vendim politik, konkluzionet pikë e presje si të Prokurorisë

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish- deputeti Ervin Salianji ka reaguar një ditë pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Tiranës e cila e dënoi me 1 vit burg për kallëzim të rremë. Salianji thotë se konkluzionet e vendimit janë pikërisht ato të Prokurorisë, dhe ato që kryeministri Rama ka thënë kur doli përgjimi në janar të 2018. Sipas tij, ky është një vendim politik, i gjyqtarit Artan Gjermeni i influencuar nga Rama për të burgosur deputetë dhe gazetarë.  Ndërkohë më 18 dhjetor u mor vendimi ku Albert Veliu njohur si ‘Babalja’ u dënua me 3 vite e 8 muaj burg ndërsa gazetari Jetmir Olldashi u dënua me 6 muaj burg, dënim i cili do të zëvendësohet me 100 orë pune.

PJESË NGA DEKLARATA E ERVIN SALIANJIT

Urime për një vit sa më të mbarë. Qoftë një vit i ndryshimit. Dje gjyqtari i partisë ka shpërndarë vendimin që nuk ka asnjë provë apo asnjë fakt. Është vendim politik. Fjalë për fjalë pretenca e Ramës pas publikimit të përgjimeve për Geron Xhafajn. Gjermeni thotë se është cënuar edhe reputacioni politik i Xhafajt, kur Xhafaj ndihmoi të vëllain me gjithë forcat të përhapte trafikun e drogës.

E prita gjatë se si do ta justifikonin dhe nuk ka justifikim. Gjermeni e pranon se unë me Jetmir Olldashin s’kemi asnjë njohje më parë por prap kemi bashkëpunim. Ka dyshime se ku është bërë shkrimi i vendimit. Pjesa e parë e vendimit të Gjykatës është pikë e presje pretenca e Prokurorisë. Gjykata duhet të kishte rrjedhën e vetë të ngjarjes dhe jo të merrte konkluzionet e Prokurorisë.

Nuk citohen në vendim pretendimet e palës sonë. Në vendim nuk citohet asnjë kërkesë e bërë nga mbrojtja. Nuk na u mor parasysh as kërkesa për të thirrur si dëshmitar Edi Rama.

Por Jetmir Olldashi dorëzoi materialin bruto tek oficeri i policisë gjyqësore në Prokurori. Ndërsa Prokuroria ka çuar një material tjetër për akt- ekspertimi në Itali,. Prokuroria nuk ka çuar për akt- ekspertim në Britani materialin bruto por ka çuar një material të servirur nga avokati Ardian Visha.

Falsifikimi është kryer për të mbuluar se vepra penale është konsumuar dhe për ta nxjerrë gjithë ngjarjen si një kallëzim të rremë.

Deri tani njihet kallëzimi penal, gjyqtari ka shpikur një term të padëgjuar si kallëzim publik. Në vendim nuk ka asnjë rresht për drejtues të policisë që i kanë ofruar shumë monetare dëshmitarit të sajuar Alizoti.

Zjarr Tv Ad