Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu ka reaguar pas deklaratës së Policisë për zbardhjen e vrasjes së Ardian Nikulajt pak ditë më parë në Shëngjin, duke i përgëzuar për punën e bërë.
Përmes një postimi në facebook, Ndreu thotë se të gjithë ata që hodhën pretendime dhe akuza se ngjarja kishte prapavijë politike, duhet të kenë pështirë nga vetja.
Ai shkruan më tej se “Lezha nuk jua ka borxh politikën e ndyrë me gjak, as marrjen e pushtetit me nxitje vëllavrasje e futje ne konflikte te brendeshme”.
Postimi i Pjerin Ndreut:
Nje bravo e madhe per Policine e Shtetit per zbulimin e shpejte te ngjarjes se rende te vrasjes se biznesmenit dhe Anetarit te Keshillit Bashkiak, Ardian Nikulaj!
E gjithe lukunia e palacove qe shpifen, sajuan, fantazuan, ferkuan duart, hodhen helm per nje grusht vota duke abuzuar rende me humbjen e jetes se nje pjesetari te qytetit tone, qe bene sikur u pikelluan , por vazhduan tallavane politike akoma pa u varrose i ndjeri, duhet te kene peshtire nga vetja!
Lezha nuk jua ka borxh politiken e ndyre me gjak, as marrjen e pushtetit me nxitje vellavrasje e futje ne konflikte te brendeshme!