Zbatoi planin e tij, ish-fituesi i BB VIP Kanada ka një mesazh special për Luizin: Je gjeni, nuk ka asnjë lojtar në…

0
3734
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...





Ish-fituesi i “Big Brother VIP Canada”, Kevin Jacobs, ka reaguar një ditë pasi Luiz Ejlli zbuloi se kishte ndjekur strategjinë e tij për të çuar në televotim tre banorë.





Jacobs ka postuar në rrjetin e tij social foton e këngëtarit të njohur duke vlerësuar “strategjinë e tij. Por jo vetëm kaq pasi Jacobs ka postuar edhe disa video në “Instastory” ku shprehet:





“Përshëndetje nga Kanadaja për të gjithë ndjekësit e mi të rinj. Faleminderit shumë! Shqipëri të dua, Luiz të dua! Luiz, sapo mora vesh për ty , por ti ke fansat më të mirë. Dukesh gjeni.





Do u përgjigjem të gjitha mesazheve shumë shpejt. Fituesi i Big Brother VIP do të jetë luani, Luizi. Ju dua të gjithëve”, ka thënë ai.





Kujtojmë se dje hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri një zarf i zi, i cili u lexua mbrëmë gjatë spektaklit nga Arbana Osmani.





Në të thuhej se Luizi së bashku me Armaldo Kllogjerin dhe Krist Aliajn, kishin hyrë së bashku në banjë, duke thyer kështu një rregull shumë të rëndësishëm.





Duke qenë se nuk është e lejuar që të shkohet në tualet në grup pasi nuk ka kamera, Vëllai i Madh i dënoi 3 banorët duke i nxjerrë në nominim.





E gjithë kjo mesa duket është planifikuar nga Luizi dhe e shprehur edhe mbrëmë këtë fakt.





Zjarr Tv Ad