Zbritjet e çmimeve, më shumë artificiale sesa reale

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Festat e fundvitit janë periudha në të cilën qytetarët shqiptarë kryejnë shpenzimet më të mëdha.

Vitet e fundit shumë dyqane ofrojnë ulje që variojnë nga 20% deri në 50%. Po sa reale janë ato?

Një pjesë e qytetarëve janë shprehur se tabelat e uljeve vendosen më shumë për të tërhequr klientelë. Ata thonë se në Shqipëri mungon kultura e ofertave të mirëfillta siç ndodh në shumë vende të botës.

Çdo fundvit, një prej ankesave më të mëdha të konsumatorëve është dhe  rritja e çmimeve.

“Nuk ka ulje përkundrazi ka ngritje. Edhe qumështi ishte rritur me 5 lekë. Dhe dyqanet i nxjerrin kot lajmërimet, sepse nuk ka ulje”.

Ndonëse  ka edhe qytetarë që i vlerësojnë uljet sado të vogla që mund të jenë.

Pavarësisht kontrolleve të shumta gjithmonë ka rritje të çmimeve për festa si për produktet ushqimore ashtu edhe për ato të veshjeve.

 

Zjarr Tv Ad