Me mijëra vjet ndërtim, plaçkitje, luftime dhe zbulime tashmë prapa nesh, nën këmbët tona, ka ende shumë për historinë e homo sapiens që pret të zbulohet.
Më poshtë është një listë e disa prej zbulimeve më të rëndësishme të bëra ndonjëherë për të kaluarën e njerëzimit dhe historisë së tij.
Neandertalët dhe denisovanët ishin miq midis tyre janë gjetur prova të bashkëjetesës së tyre madje edhe çiftoheshin
Në Mars të vitit 2019 arkeologët zbuluan një “trofe” të sakrificave të Aztekëve, poshtë tij nën qytetin e Meksikës, i cili përfshinte një djalë të veshur si perëndia Azteke e luftës. Mendohet se bëhet fjalë për varrin e një mbreti Aztek.
Aleksandri i Madh mund të ketë vdekur nga sindroma Guillain-Barre (dobësim i muskujve).
Zbulimi i një kalorëseje grua vikinge. Një varr Viking u bë i famshëm në 2017 kur studiuesit njoftuan se do ta identifikonin luftëtaren si një grua, me armë dhe dy kuaj.
Një njeri i lashtë që ishte edhe më i vogël se një hobbit. Në prill të vitit 2019, një punim i botuar në Nature njoftoi zbulimin e një specie tjetër të lashtë njerëzore të quajtur Homo luzonensis. Ky njeri jetoi 50,000 deri në 67,000 vjet më parë në ishullin Luzon dhe ishte edhe më i vogël se Homo floresiensis.
Fëmijët francezë zbulojnë në një kënd lojërash një varrezë mbi 2000-vjeçare vetëm 1.6 metra nën tokë me 20 skelete të rriturish dhe 10 fëmijësh. Natyrisht fëmijët gjetën vetëm disa fragmente kockash.