Zbulohen 10 mijë lodra me përmbajtje kimike

0
67
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Afrimi i festave të fundit të vitit ka rikthyer në vëmendje skandalin e tregtimit të lodrave me përmbajtje kimike. Vetën përgjatë dhjetorit nga Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut janë bllokuar rreth 10 mijë produkte, pasi rezultuan të dëmshme për shëndetin e përdoruesve të vegjël.

Lavdërim Seitaj: “Një pjesë e tyre janë me probleme fizike, të cila thyhen dhe gëlltiten nga fëmijët, një pjesë e tyre janë me lëndë toksike. Në 40 mostra të marra 32 prej tyre kanë dalë me probleme jashtë normës së lejuar për tregtim.”

Por si mund t`i dallojë një blerës lodrat e sigurta nga ato që kërcënojnë shëndetin e fëmijëve? Markimi CE është një ndër elementet më të dallueshëm për blerësit që nuk duhet tyë jetë në paketimin e lodrës por në trupin e saj. POR inspektorët e ISHMT-së kryejnë kontroll edhe të dokumentacionit të produkteve.

Lavdërim Seitaj: “Ju bëj thirrje kompanive importuese dhe tregtarëve me shumicë që të ndalojnë importin e këtyre produkteve pasi do kenë probleme me ligjin dhe sanksione.”

Kompanitë duket se kanë përfituar nga situata e krijuar pas tërmetit, duke futur produktet e dëmshme në treg. Sipas drejtorit të ISHMT-së, sinjalizimi nga dogana ka qenë në kohë, por për shkak të angazhimeve në gjendjen e emergjencës marrja e mostrave për kontroll ka qenë më e vështirë.

Zjarr Tv Ad