Zbulohen 13 refugjatë sirianë në autobusin Tiranë – Kukës

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

13 refugjatë sirianë dhe marokenë nuk kanë pasur fat sot të kalojnë nëpër Shqipëri, në rrugën e tyre drejt vendeve të BE-së. Ata janë zbuluar si pasagjerë në autobusin e linjës Tiranë – Kukës nga Policia e Lezhës.  Sipas njoftimit, gishti i akuzës u drejtua mbi shoferin dhe faturinon e autobuzit, të cilët u proceduan penalisht: Shoferi B.E. 58 vjeç, banues në Tiranë dhe faturinoja B.B, 34 vjeç, banues në Kukës. Të dya ata, në aksin rrugor Mamurras-Lezhë, në vendin e quajtur Mbikalimi i Laçit, janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore me autobusin e linjës Tiranë-Kukës, duke transportuar 13 shtetas të huaj sirianë dhe marokenë, që kishin hyrë në Shqipëri në mënyrë të paligjshme.

Dosja e tyre i kaloi Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Zjarr Tv Ad