‘’Detektivi’’ izraelit, Yoram Frig po procedohet penalisht në gjendje të lirë nga policia e Tiranës. Mësohet se ndaj tij janë ngritur 4 akuza.
Lajmi lajmin e bën me dije policia, në një informacion të saj në lidhje me pajisjen e dyshimtë që iu bllokua në Aeroportin e Rinasit. Sektori i Antikrimit Ekonomik ka ngritur ndaj 50-vjeçarit akuzën “Kontrabandë me mallra të ndaluar”, pasi një objekt i tillë, të paktën deri në sqarimin përfundimtar të funksionit, është i ndaluar të importohet, eksportohet, apo të tranzitohet.
Pajisja u bllokua në Aeroportin e Rinasit, gjatë skanimit të valixheve në dalje, ende nuk është përcaktuar se si ka arritur të futet në territorin e Shqipërisë, pa u vënë re në pikat e kalimit kufitar. Vetë 50- vjeçari, me profesion hetues privat, ka pretenduar në Polici se është futur në territorin tonë brenda të gjitha rregullave, duke u kontrolluar vetë dhe bagazhet, por nuk është ndaluar, pasi, sipas tij, objekti nuk është i jashtëligjshëm.
Të premten, Policia e Tiranës tha se shtetasi izraelit është ndaluar nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas në momentin që ishte duke dalë nga territori i Shqipërisë dhe u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë, Rinas.
Pas mbajtjes së personit në ambientet e Komisariatit Rinas, në drejtimin e prokurorit, u bë këqyrja e kësaj aparature elektronike dhe pritet aktekspertimi, për të përcaktuar çfarë funksioni kryen.
AKUZAT
Pajisja elektronike, e cila bën skanimin dhe gjetjen e përgjuesve të vendosur në një ambient, konsiderohet një mall i ndaluar, sipas legjislacionit shqiptar, të paktën derisa hetimet dhe ekspertiza të përcaktojnë me saktësi funksionin e saj.
Nga verifikimi paraprak që është bërë, sipas hetuesve aparatura nuk ka as programe dhe as mjete për përgjim. Deri në përfundim të hetimeve, ndaj Yoram Frig është ngritur akuza e “Kontrabandës me mallra të ndaluar”.
Kjo akuzë, e parashikuar nga Neni 171 i Kodit Penal, sanksionon importimin, eksportimin apo tranzitimin e paligjshëm të mallrave të ndaluar që hyjnë e dalin në Republikën e Shqipërisë. Ky veprim, i kryer me çdo mënyrë a mjet qoftë, dënohet me burgim deri në dhjetë vjet.
Ai akuzohet edhe për “Keqpërdorim pajisjesh”, parashikuar nga Neni 293/ç i Kodit Penal, brenda të cilit përfshihen edhe akuzat, “Hyrja e paautorizuar kompjuterike”, “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike” dhe “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”. Sipas ligjit penal shqiptar, “prodhimi, mbajtja, shitja, dhënia në përdorim, shpërndarja apo çdo veprim tjetër, për vënien në dispozicion të një pajisjeje, ku përfshihen edhe një program kompjuterik, një fjalëkalim kompjuterik, një kod hyrjeje apo një e dhënë e tillë e ngjashme, të cilat janë krijuar ose përshtatur për hyrjen në një sistem kompjuterik ose në një pjesë të tij, me qëllim kryerjen e veprave penale, të parashikuara në nenet 192/b (Hyrje e paautorizuar kompjuterike), 293/a (Përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike) dhe 293/b (Ndërhyrje në të dhënat kompjuterike) të Kodit Penal, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet”, thuhet në Nenin 293/ç, të Kodit Penal.
Zbulohen akuzat ndaj ‘’agjentit’’ të çimkave, ja për çfarë po hetohet izraeliti
Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...