Zbulohen dokumentet për krimet e luftës të Al Assad

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

E gjithë bota ka parë me sy krimet e luftës që janë kryer në Siri, ndaj njerëzve, fëmijëve dhe foshnjave të pafajshme.

Edhe sot e kësaj dite të gjithë e dinë se Bashar al-Assad është një tiran i cili ka kryer një masakër të vërtetë ndaj popullit të tij por deri më sot askush nuk ka arritur të jap provat e duhura që ta vërtetojnë diçka të tillë.

Rrjeti gjigant mediatik, CNN ka publikuar së fundmi një shkrim që tregon pikërisht se si Bashar al-Assad ka arritur të fshehë gjurmët e masakrës për etjen e tij për pushtet.

Një shkrim i titulluar: ‘Dokumentet e kondrabanduara tregojnë se Siria ka kryer krim lufte’, CNN thotë se janë rreth 800 mijë dokumente të cilat janë nxjerrë jashtë Sirisë dhe këto kanë brenda tyre prova që tregojnë se regjimi i Bashar al-Assad ka kryer krime lufte.

Për të gjetur këto dokumente, një grup Sirianës të njohur si ‘gjuetarë dokumentesh’ kanë vënë në rrezik jetën e tyre vetëm për të arritur të gjejnë provat se krimet e luftës nuk janë një teori pa vend.

Gazetarja e CNN, Jomana Kardasheh dhe ekipi i saj, u lejuan të merrnin pjesë në një operacion klandestin, pikërisht nga grupi i ‘Gjuetarëve të dokumenteve’. Disa nga pamjet e këtij raportimi mund të jenë shqetësuese për disa.

‘Në një godinë të paklasifikuar, është një dhomë që quhet kasafortë. Rreth 800 mijë dokumente  të kondrabanduara jashtë Sirisë, gjenden pikërisht në këtë dhomë. Dokumentet në fjalë janë nën mbikëqyrjen e një organizate të financuar nga vendet e perëndimit.

Në këto kuti mund të gjenden prova të krimeve të luftës të cilat një ditë numd të përdoren kundër regjimit të presidentit Bashar al-Assad. Mbikqyrësi i kësaj kasaforte – thotë për CNN – se në këto dokumente mund të gjenden informacione nga më të ndryshmet, nga ato të niveleve më të larta të cilat mbajnë informacione nga Presidenti i Sirisë e deri tek ligjbërësit e vendit të shkatërruar nga lufta.

Këto dokumente mund të qartësojnë se si urdhrat shkuan lartë e poshtë zinxhirit të komandës, si u implementuan politikat, më mënyrë që të dëshmojmë se si u krye kriminaliteti në terren’, shkruan CNN.

Mes të gjitha këtyre dokumenteve nuk gjendet ai që mban ‘Barutin e plumbit’, e megjithatë gjykata ndërkombëtare ka për detyrë të lidhi krimet e luftës me përgjegjësit.

Një nga këto dokumente tregon një rritje page për personelin ushtarak të firmosur nga Bashar al-Assad. Mund të duket si pak por edhe kjo është një prove vendimtare. Organizata CIXHA ka ndërtuar qindra çështje kundër regjimit, shumica e tyre lidhen me kohët e hershme të revolucionit, protestat e dhunshme dhe pretendimet për tortura dhe vrasjen e mijërave protestuesve të burgosur në mbarë vendin.

Që nga 2012-ta, në hijet e luftës që kanë nxjerrë mizoritë më të këqija të kohëve tona, një rrjet prej më shumë se 100 sirianësh u rekrutuan, verifikuan dhe trajnuan nga organizata CIXHA për të kërkuar këto dokumente, me shpresën se një ditë ato mund të sjellin drejtësi për qindra mijëra gra, burra e fëmijë të vrarë nga dora e Bashar al-Assad.

 

Zjarr Tv Ad