Zbulohen emrat e 4 kandidatëve të tjerë që i shtohen garës për kreun e PD-së, Kryesia po zhvillon mbledhje në selinë blu

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Janë zbuluar emrat e 4 kandidatëve të tjerë që kanë plotësuar formularët për të garuar në zgjedhjet e 13 qershorit për kreun e Partisë Demokratike.

Admir Mulaj, Edmond Vrapi, Sabri Hoxha dhe Mirjan Jashanllari janë 4 kandidatët që kanë plotësuar formularin në minutat e fundit.

Në garë janë edhe kryetari actual Lulzim Basha, Agron Shehaj, Fatbadr Kadilli dhe dy kandidaturat e grupimit “Për PD-në”, Edith Harxhi dhe Ibsen Elezi.

Kryesia e Partisë Demokratike është mbledhur në selinë blu dhe po shqyrton kandidaturat, ndërkohë që kryetari Lulzim Basha nuk ka marrë pjesë në mbledhje.

Zjarr Tv Ad