Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Zbardhen disa nga emrat që kanë aplikuar për të qenë anëtarë të KQZ-së që re që pritet të ngrihet këto ditë. KQZ-ja do te jete e ndarë në dy nivele me 12 anëtarë në total. Emrat janë të fushave të ndryshme, të njohur dhe të panjohur.
Mes aplikantëve është edhe ish-kryetarja e KQZ-së Lefterie Lleshi dhe ish-anëtari i KQZ-së, Hysen Osmanaj.
Edhe ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku ka aplikuar për anëtar, së bashku me ish-zv/ministrin e Drejtësisë, Arben Isaraj.
Në listë janë edhe disa ish-drejtues vendose dhe juristë të njohur. Afati i dorëzimit të kandidaturave nuk ka mbaruar ende, por është i hapur deri më datë 18 shtator.