Mediat e huaja kanë zbuluar detaje të tjera në lidhje me gjëndjen shëndetësore të Presidentit turk Erdogan pas problemeve të shfaqura gjatë kohëve të fundit me mbajtjen e ekuilibrit dhe ecjen.
Një ditë më parë, ai u filmua teksa ecte me shumë vështirësi në pallatin presidencial, ndërsa me zor qendronte edhe në këmbë. Në sytë e ekspertëve të fushës ranë këpucët speciale që ai përdorte. Bëhet fjalë për këpucë të cilat balancojnë ekuilibrin e atij që i vesh në rastet kur ka vështirësi në ruajtjen e tij.
Këpucët në fjalë mbahen kryesisht nga të moshuar ose persona që kanë probleme me qendrimin në këmbë. B-Shoe, e cila është zhvilluar në SHBA, përdor një sensor lëvizjeje, një mikroprocesor dhe një algoritëm për të analizuar kur një përdorues është i pabalancuar.
Kjo më pas shkakton një pajisje të vogël tërheqëse të ndërtuar në këpucë që mund të lëvizë këmbën në mënyrë që të rivendosë ekuilibrin.