Zbulohen nga policia 2685 adresa për baste online, procedohen 70 persona

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia ka bërë një kontroll të ushtrimit të lojërave të fatit dhe basteve sportive online ku ka evidentuar 2685 adresa që ushtrojnë këtë aktivitet.

Në këtë mënyrë i është kërkuar Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare që të mbyllë aksesin për adresa të identifikuara si të dyshurara.

Qytetarët i dhanë një ndihmë policisë për të goditur këtë aktivitet të jashtëligjshëm duke bërë 20 denoncime. 

“Për çdo rast paligjshmërie denonconi falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, si dhe në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit në rrjetet sociale Instagram  dhe facebook, duke ju garantuar anonimatin e sigurt dhe një ragim të shpejtë, profesional dhe të paanshëm”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndër të tjera, Policia e Shtetit ka proceduar penalisht 8 shtetas brenda një dite në Tiranë. Ata janë proceduar pasi në kundërshtim me ligjin vijonin të ushtronin aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit.

Në shkallë vendi janë ushtruar 7697 kontrolle ambiente, janë evidentuar dhe proceduar penalisht 70 persona për “Organizim i llotarive të palejuara” dhe “Vënie në dispozicion të lokaleve të lojërave të palejuara” të parashikuar nga nenet 197 dhe 198 të Kodit Penal

Zjarr Tv Ad