Zbulohen pronat dhe sa fiton Vladimir Putin

0
4

Rroga e presidentit rus, Vladimir Putin është përgjysmuar në vitin 2018 krahasuar me vitin 2017.

Të dhënat e tij financiare të bëra publike treguan se lideri rus ka fituar 8.6 milionë rubla (ose 119.048.40 euro) në 2018 që përfshijnë: rrogën e tij zyrtare, një pension ushtarak, interesa mbi kursimet dhe fitimet nga investimet- një ulje domethënëse që nga viti 2017 kur ai fitoi 18.7 milionë rubla. Gazeta financiare ruse rbc.ru tha se rroga e Putin në vitin 2017 mund të shpjegohet nga të ardhurat që ai bëri me anë të një prone toke që ai shiti vitin e kaluar.

Zbulimi, i cili çdo vit publikohet në websitin e Kremlinit, listoi gjithashtu dy prona me emrin e Putin: një apartament 77 metra katrorë me një garazh 18 metra katrorë të cilat ai i zotëron dhe një apartament 153.7 metra katrorë i rezervuar për funksione presidenciale në Moskë. Putin gjithashtu raportoi se ka në zotërim tre makina dhe një rimorkio: dy Volga Gaz M21, një NIVA SUV dhe një rimorkio Skif me tendë, e cila ka vlerën 800 Euro, informon RTV Ora.

Megjithatë, disa kritikë të Kremlinit si kryetari i ‘Hermitage Capital Management’, Bill Browder i cili ka qënë një nga investuesit e huaj më të mëdhenj në Rusi por u dëbua në vitin 2005 i kundërshton të dhënat  zyrtare, duke u shprehur përpara Komitetit Gjyqësor të Senatit në vitin 2017 se: “Putin është një nga njerëzit më të pasur në botë”. Për më tepër, një raport nga Partneriteti Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativë zbuloi se pasuria e presidentit rus mund të zotërohet ligjërisht nga njerëzit e tij të afërt dhe pjesëtarët e familjes.