Zbulohen qëndrimet e deputetëve të PD-së/ Bardhi më i sinqerti: S’e mohoj që kam kontakte me Bashën! Açka: Jam e lodhur, nëse punohet për rikthimin e tij, mos më llogarisni

0
152
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zbardhen diskutimet në mbledhjen e deputetëve të PD, që u mbajt në një lokal në Tiranë, ku janë shprehur shqetësimet e gjithësecilit prej tyre. Një pjesë e mirë e deputetëve të pranishëm kanë kërkuar distancimin  e grupit nga Lulzim Basha, pasi sipas Flutura Açkës është krijuar ideja sikur po punohet për rikthimin e tij.

“Unë jam lodhur duke më quajtur bashiste, është krijuar ideja sikur po punohet për rikthimin  e Bashës, unë distancohem në rast se kjo ndodh”, është shprehur Açka. Nga ana tjetër Alibeaj është shprehur se ai ‘nuk mund ti kthejë kurrizin Lulzim Bashës’.

Nga ana tjetër Tomorr Alizoti është shprehur se nëse grupi që kryesohet nga Alibeaj do të vijojë të ndjekë rrugën që ka nisur do të shkojë drejt asgjesimit. Më i sinqertë duket të jetë treguar Gazment Bardhi, i cili ka pranuar se është në komunikime me ish-kreun e PDsë.

“Unë nuk mund ta mohoj që kam kontakte me Lulzim Bashën”,ka thënë Bardhi, ndërkohë që Helidon Bushati ka deklaruar se asnjë prej kolegëve nuk kërkon rikthimin e Bashës. Saimir Korreshi ka kërkuar që Alibeaj të formalizohet si kryetar i grupit, ndërkohë që sipas tij duhet të nisin negociatat me Berishën.

Deputeti Ferdinand Xhaferraj ka propozuar në takimin e djeshëm që një grup drejtues me pesë deputetë të përgatisë futjen në zgjedhje lokale. Në diskutime është përfshirë edhe Dhurata Çupi e cila është shprehur se kështu si po funksionon, grupi nuk është mirë.

Ferdinand Xhaferraj: Duhet të bëjmë një grup drejtues me 3 ose 5 veta, dhe të shkojmë në zgjedhjet vendore. Pra që ne ti besojmë gjithë vendimarrjen. Une e kam deklaruar se jam pjesë e grupit këtu, për shkak se nuk jam me Sali Berishën, sepse Shqipëria nuk ka të ardhme me Berishën.

Dhurata Çupi: Mbledhja e grupit bashkë dhe diskutimi hapur me njeri-tjetrin, çfarë shkon dhe çfarë nuk shkon është shumë e mirë si ide. Kemi kaluar një vit të vështirë politik me dilema me veten. Debate me ndërgjegjen a po bëjmë më të mirën me këto qëndrime. Dhe jemi përballur shumë me keto qëndrime. Një gjë jam e binduar që kështu siç jemi deri sot nuk jemi mire si grup. Të flasim hapur dhe të gjejmë zgjidhjen më të mirë. Ne bëjmë opozitë të vazhdueshme në Kuvend të gjithë dhe duhet ta mbajmë këtë qëndrim edhe në vazhdim.

Zjarr Tv Ad