Zbulohet bakteri i rrezikshem te salçiçet “Wudy”, AKU jep alarmin: Mos i hani, kthejini ku i keni blerë!

0
80
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nga njoftuar për konstatimin e një bakteri të rrezikshëm në disa prodhime të markës së salçiçeve Ëudy që shiten në Shqipëri. Bëhet fjalë për bakterin “Listeria monocytogenes”, i cili nëse futet në sistemin tretës mund të shkaktojë një mori problemesh.

AKU thekson se gjithçka ka ndodhur pas një njoftimi nga sistemi RASSF i Bashkimit Europian në lidhje me sigurinë ushqimore.

“Pas analizave laboratorike të kryera në Itali është konstatuar prani e Listeria monocytogenes STI55 duke përbërë risk me ndikim serioz për shëndetin e njeriut, në produktin.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit menjëherë pas njoftimit të ardhur nga RASFF po ndërmerr të gjitha masat nëpërmjet kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor për identifikimin, bllokimin dhe tërheqjen e produktit nga tregu. Kujdes konsumatorë! Mos i konsumoni këto produkte, kthejini pranë subjekteve ku i keni blerë”, njofton AKU.

Zjarr Tv Ad