Pas ngecjes së negociatave për një dialog mes tyre me ndërmjetës Presidentin e Republikës, palët politike në vend mësohet se kanë gjetur një negociator të huaj.
Gazeta Panorama mëson se negociatori i huaj do të jetë eurodeputeti gjerman David McAllister, i cili mban postin e kryetarit të Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian.
McAllister mësohet është shprehur i gatshëm për të bërë ndërmjetësin mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste Shqiptare, por më parë palët duhet të bien dakord për modalitetet e tryezës.
Ndërkohë, që eurodeputeti të vijë në Tiranë ka si kusht të vetëm që palët të jenë paraprakisht dakord me atë çfarë do të diskutohet në tryezë.
Mësohet se kreu i Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian është propozuar nga Ilir Meta edhe në takimin e djeshëm që pati me Kryeministrin Rama.