Zbulohet “fshati i floririt” në Librazhd

0
255
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nxjerrë për subjekte të interesuar katër zona minerare në vend dhe ofertat mund të dorëzohen deri më 6 shtator.

Ajo që bie në sy në listën e katër zonave janë dy prej tyre që kanë në objekt kërkim zbulimin e arit ku një prej tyre ndodhet në Librazhd dhe tjetra në Mirditë.

Por cilat janë në fakt zonat e shpallura nga ana e MIE për të cilat mund të paraqitet ofertë.

  1. Zona minerare Nr. 3/1, Objekti “Babje”, Librazhd, Qarku Elbasan, lloji i mineralit ar, veprimtaria kërkim – zbulim.
  2. Zona minerare Nr. 4/1, Objekti “Kaçinar”, Mirditë, Qarku Lezhë, lloji i mineralit ar, veprimtaria kërkim – zbulim.
  3. Zona minerare Nr. 145/1, Objekti “Perlat – Shebe”, Mirditë, Qarku Lezhë, lloji i mineralit bakër, veprimtaria kërkim – zbulim.
  4. Zona minerare Nr. 56/3, Objekti “Polenë”, Skrapar, Qarku Berat, lloji i mineralit ranor pllakor, veprimtaria shfrytëzim.

“Kërkohet që të realizohet aplikimi për leje minerare për zonat minerare konkurruese Nr. 3/1, Nr. 4/1, Nr. 145/1, Nr. 56/3, të miratuara në planin vjetor të vitit 2021, me të dhënat dhe formën e formularit të ofertës të paraqitura në aneksin 1 të kësaj Ftesë për Ofertë.

Ofertuesit të paraqesin vetëm një Ofertë për një zonë konkurruese, ku të angazhohen se pranojnë kushtet e përcaktuara në ftesën për procedurë konkurruese dhe detyrimet që rrjedhin nga fitimi i procedurës konkurruese. Shpenzimet e kryera për të marrë pjesë në procedurën konkurruese nuk rimbursohen nga Autoriteti Kontraktues.

Asnjë ofertues nuk do të përjashtohet nga pjesëmarrja në procedurën e konkurrimit në bazë të shtetësisë. Afati i fundit për dorëzimin e ofertave për zonat: Nr. 3/1, Nr. 4/1, Nr. 145/1, Nr. 56/3; është dt. 06.09.2022, ora 10:00 . Ofertat e dorëzuara pas këtij afati do të refuzohen” thuhet në shpalljen e MIE./ Monitor

Zjarr Tv Ad