Legjenda e Formula 1, Michael Schumacher ka ndryshuar totalisht. Lajmi bëhet i ditur nga neurokirurgu kryesor, Nicola Acciari. Mjeku i vendosur në Bolonjë zbulon se gjermani është një person i ndryshëm nga ai që kemi njohur në kohën kur drejtonte në kampionatin më të rëndësishëm të garave me makina.
“Ne duhet të imagjinojmë një person shumë të ndryshëm nga ai që mbajmë mend në rrugën e duhur, me një strukturë organike, muskulore dhe skeletore shumë të ndryshuar dhe të përkeqësuar. Të gjitha si rezultat i traumës së trurit që pësoi”, tha Acciari për gazetën italiane “Contro Copertina”.
Shtatë herë kampioni i Botës në Formula 1 pëson një aksident fatal gjatë praktikimit të skive, gjashtë vite më parë. Ish piloti i Ferrarit, 51 vjeç, pësoi një dëmtim gati-fatal të trurit në dhjetor 2013, kur ra dhe goditi kokën mbi një shkëmb, ndërsa bënte ski në Alpet franceze.