Zbulohet gomonia e trafikut të drogës, një i arrestuar dhe dy në kërkim

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në vijim të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike, dhe sekuestrimin e mjeteve lundruese që mund të përdoren për të trafikuar lëndë narkotike, zbulohet një gomone.

Nisur nga informacionet e marra si dhe nga kontrollet e përbashkëta të zhvilluara nga shërbimet e policisë së Fierit dhe atyre të Kufirit dhe Migracionit Vlorë, në fshatin Qarrë, pranë banesës së shtetasit L.M., u gjetën të fshehura dhe u sekuestruan një mjet i fuqishëm lundrues tip Gomone, dy automjete tip ‘Fuoristradë’ pa targa dhe 30 bidona të mbushur me benzinë.

Si rezultat i veprimeve të kryera u kap dhe u ndalua shtetasi B.D., banues në Fier pasi është pronari i gomones.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dy persona tjerë si autorë të dyshuar të implikuar në këtë vepër penale.

Lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”

Zjarr Tv Ad