Zbulohet lidhja midis Ervis Martinajt edhe Luizit të Big Brother: Ne atij i dhuruam një….

0
2505
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Luiz Ejlli është një ndër banorët e shtëpisë së “Big Brother Vip 2”, i cili ka arritur që të fitojë zemrën e miëjra fansave dhe është personi i cili tërheq më tepër vëmendje.

Çdo gjë që ai bën përveçse brenda shtëpisë, komentohet gjerë e gjatë edhe jashtë saj. Së fundmi, teksa ishte duke folur me banorët, Luizi ka ngritur dyshime se mund të ketë njohje dhe miqësi me të kërkuarin e drejtësisë, Ervis Martinaj.

Këngëtari u ka treguar banorëve se i kishte bërë dhuratë një shoku të tij dhuratë një luan, së bashku me disa miq të tjerë.

Ai ka shtuar se shoku i tij e mbante luanin në shtëpi, në zonën e Shkodrës, dhe se kafsha është bërë shumë viral.

Tani, a e ka patur fjalën për Ervisin apo për dikë tjetër këtë nuk e dimë, por dimë diçka se luani i vetëm që është bërë viral në rrjet dhe janë shkruar dhjetra lajme është pikërisht luani i Martinajt.

Luizi: E kanë marrë tër ato. E kanë në shtëpi. Ja kemi dhënë këlysh nga Afrika. E mban me 5kg mish në ditë, po nuk e ka problem ai.

Dea: Po si e mban? Në një moment ai të sulmon

Luizi: Po ai për atë e mban (qesh)

Zjarr Tv Ad