Zbulohet mesazhi, nënkryetari i Bashkisë Durrës akuza të forta Vangjush Dakos: Hajdut

0
162
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në redaksinë e SYRI.net, ka mbërritur një ‘status’ i nënkryetarit të bashkisë Durrës, Arbër Braho i cili është shpërndarë pak ditë më parë në grup për të gjithë punonjësit e institucionit dhe njerëzve që ka në telefon.

Statusi në formën e një shënimi, ka bërë bujë brenda bashkisë së qytetit bregdetar sepse zbulon nga një zyrtar i lartë i saj atë që është thënë prej kohësh në media, në rrjetet sociale dhe në opinion:

Vangjush Dako i cili betohet se i ka duart e pastra si akullore, vazhdon që të drejtojë një organizatë kriminale e cila grabit tendera dhe para publike në Durrës.

Bashkia Durrësit e dyta më e madhja në vend pas asaj të Tiranës, vetëm 10 ditë më parë ‘u bastis’ nga SPAK.

Operacioni bëri bujë sepse u arrestuan disa zyrtarë të lartë të këtij institucioni dhe biznesmenë të lidhur me ata, por në fakt bëhej fjalë vetëm për një tender ‘të vogë’ prej 7 milion lekësh për blerjen e një autoshkallareje për zjarrëfikësat.

Në fakt kjo është vetëm një gërvishtje e cipës së korrupsionit galopant dhe që ndodh në mënyrë sistematike në këtë bashki që nga koha kur Vangjush Dako në emër të partisë Socialiste u zgjodh për 3 mandate rresht deri në zgjedhjet lokale të vitit 2019.

Është gazetari Poli Hoxha që e ka zbuluar këtë fakt tronditës gjatë emisionit ‘Task Forcë’ në SYRI TV që drejtohet nga Sonila Meço.

Zjarr Tv Ad