Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Uji i kripur që gjendet në nëntokën e Marsit ka oksigjen të mjaftueshëm për të siguruar jetën e mikrogjallesave. Në këtë përfundim arriti një kërkim i Institutit Teknologjik të Kalifornisë, i publikuar në revistën “Nature Geoscience”.
Përllogaritjet e bëra tregojnë se oksigjeni në “Planetin e Kuq” mund të mjaftojë për të mundësuar jetesën e mikrogjallesave shumëqelizore, siç janë sfungjerët nënujorë.
Deri më tani mënyra jetese të afta për të thithur oksigjen në Mars mendoheshin të pamundura.
Shkencëtarët nuk nxitohen të dalin në përfundimin se Marsi ka pasur ndonjëherë jetë, por studimet e fundit rrisin mundësitë se ekzistojnë kushtet për të strehuar forma të ndryshme të jetës, si mikroorganizmat.