Zbulohet pasuria e Albin Kurtit, gruaja e tij e zhytur në borxhe

0
756
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Albin Kurti është padyshim protagonisti kryesor i kësaj fillimjave, me fitoren e thellë që arriti në zgjedhjet parlamentare në Kosovë, më e madhja që një parti politike kishte marrë që pas pavarësisë së Kosovës.

Mediat në Kosovë kanë zbuluar dhe pasurinë e tij modeste. Sipas tyre Kurti jeton në një banesë, e cila është në pronësi të bashkëshortes së tij me vlerë 400 mijë euro.

Ai nuk zotëron as makinë dhe as toka. Po ashtu, del se Albin Kurti ka vetëm 934 euro në bankë, ndërsa bashkëshortja e tij ka 242 mijë e 224 euro borxh.

Kurti ka qenë një nga nismëtarët e Lëvizjet Vetëvendosje dhe që prej fillimit ka mbajtur qendrime radikale sa i takon politikës së jashtme, e tashmë do të ketë një mandat të plotë për të qeverisur vendin,

Zgjedhja e tij është pritur disi me skepticizëm, për shkak se që në deklaratën e tij të parë ku shpalli fitoren, Kurti tha se nuk ishte në mesin e prioriteteve të tij dialogu me Serbinë.

Zjarr Tv Ad