Zbulohet pronari në dokumentacione i skafit që i mori jetën 7-vjeçares! Aktiviteti në bashkëpronësi me Arjan Tasen! Sekuestrohen kamerat e një biznesi

0
316
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gomonia që i mori jetën 7-vjeçares, Jonada Avdiaj rezulton me dokumentacione në pronësi të shtetasit Adhurim Kushi. Mësohet se ai jepte me qira mjetet lundruese në Porto Palermo, aktivitet që dyshohet se kishte në bashkëpronësi me Arjan Tasen, shefi i policisë që përplasi për vdekje vogëlushen.

Ai deklaroi në polici se mjetin lundrues ia kishte marrë kushëririt të tij dhe pësoi defekt duke marrë gaz papritur. Por hetuesit kanë marrë kamerat e sigurisë të një subjekti në zonë për të parë lëvizjet e mjetit lundrues në momentin kur Arjan Tase i shkaktoi vdekjen 7-vjeçares.

Pushuesit kanë deklaruar jashtë kamerave se e kanë parë disa herë gomonen në bregdetin e Potamit dhe disa prej tyre janë marrë në pyetje nga policia si dëshmitarë okularë të tragjedisë. Pas ngjarjes së rëndë policia kufitare e Vlorës ka nisur aksion në bregdet. Gjithashtu janë duke u kryer kontrolle nga Drejtoria e Përgjithshme e Kufirit edhe në Durrës. Mjetet lundruese në det janë dërguar në pikat e grumbullimit për verifikimin e dokumentacionit. Ky aksion i nisur sot pritet të vijojë për disa ditë në të gjithë zonën bregdetare.

Burimi: Panorama.al

Zjarr Tv Ad