Zbulohet se kujt i përkisnin 12 tonët e drogës së kapur në Përmet

0
968
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kapja e rreth 12 tonëve drogë në Përmet, më saktësisht 11 ton e 650 kilogramë kanabis sativa dhe mos ndëshkimi i asnjë drejtuesi policie ka ngritur dyshime se gjithë ky ‘mall’ ishte i dikujt me pushtet të madh.

Një denoncim ka ardhur në adresën e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili thotë se droga e gjetur në Përmet i përket Saimir Tahirit dhe Krenar Cenollarit, njeriu të besuar të ish-ministrit  të Brendshëm.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Berisha:

12 tonelata drogë në magazinën e Përmetit ishin malli i Saje qorrit dhe Krenar Cenollarit!

Oficeri Dixhital denoncon:12 tonelata droge që u gjetën në magazinën shtetërore në një fshat të Permetit i përkasin,- Saje qorrit dhe Krenar Cenollarit! Me poshte keni mesazhin e tij! sb

“Pershendetje Doktor jam oficer policie, desha te ju informoj se droga 12 tone e kapur ne Permet eshte e Sajmir Tahirit dhe Krenar Cenollarit ish kryetar i minibashkise 6 ne kombinat miku me i ngushte i Sajmir Tahirit me origjine nga Permeti i cili ka bere shume emerime ne Polici ne Tirane dhe Permet. Bashkepunetor mendohet djali i allos se Krenarit i cili ëuhet Gentian Alizoti i cili eshte arrestuar ne 2012 per trafik droge ne Gjirokaster i cili eshte aktualisht banor i Kombinatit. Krenar Cenollari i ka shtepite afer me Sajmirin ,Policia jo qe nuk e ka zbuluar por e kishte ne ruajtje kete magazine te droges. Eshte prokuroria ajo mbi bazen e informacioneve te derguara nga qytetar qe beri te mundur per kapjen e droges ne kete magazine. Por kjo eshte magazina vetem e nje fshati sepse fshatrat tjera e kan te fshehur drogen ne magazina e tyre dhe tunele te ushtrise me respekt te vçante…”

Zjarr Tv Ad