Kreu i PAA-së, Agron Duka në studion e Report Tv ka bërë me dije se kanë marrë një ftesë nga Sali Berisha për të bashkëpunuar për zgjedhjet në bashkitë që nuk kanë një kryetar. Ai tha se ky është një nga mundësitë që do të diskutojnë sot mes aleatëve të vegjël të PD-së, që tani më janë ndarë nga Lulzim Basha.
“Kam lënë sot një takim, mundësitë janë të ndryshme, kemi vetëm një sinjal nga grupi i Berishës që të zgjedhin kandidat, mundësitë për të marrë vendime janë të ndryshme, mund të marrim një vendim për të përk një kandidaturë, pavarësisht se cilit grup i takon, ku nga 2 kandidaturat ne mendojmë se është më i mirë, mund të bëjmë koalicion me një nga dy pjesët e PD-së, ose të jemi indiferentë, unë nuk doja që të ishim indiferencë. Duke qenë që ne të dalim me kandidatë me sigël të partisë Agrare, duke qenë se kemi 6 vjet, asnjëherë nuk kemi mundur që të kandidojmë nën siglën tonë, kush e pati fajin nuk e di. Po përpiqet që të ndërtojë një koalicion dhe të krijojë një kandidat”, tha Duka
Duka nuk e mendon se Berisha ‘Non Grata’ nuk është një problem, e ndërsa thotë se në këto zgjedhje mund të ketë surpriza, por thekson se PS-ja është më e favorizuar. “Nëse e mendojmë që kanë këtë barrën e ‘Non Grata’ dhe duhet të bëjmë pas dhe të shkojmë me PD, por do më duket e padrejtë nëse PD-ja zyrtare ka një kandidat që s’na pëlqen.
Fundi i shkurtit fillimi i marsit janë zgjedhjet, janë në favor të PS, por mund të ketë surpriza. Duke qenë bashkë mund t’i fitonim, por nuk është e pamundur, nëse goditet me një kandidaturë të mirë opozita,e mund të ketë rezultat surprizë“, tha Duka. “Idealja do të ishte të ketë zgjedhje, të ketë konkurrencë, ndoshta këtë zgjedhjet e pjesshme vendore, do të japin edhe një farë argumenti sipas renditjes së grupimeve të PD, ai që do të renditet përpara do të thotë unë jam më i votuari”, tha Duka.