Është zbuluar edhe kandiati tjetër i grupit të Alibeajt, pasi pritet që kryesia e PD Lezhë të propozojë kandidaturën e Sandër Markut, për kandidat për kryetar bashkie në zgjedhjet e 14 majit të 2023.
Në një postim në rrjetet sociale thuhet se kandidatura e Markut është përzgjedhur si pjesë e një procesi të mëparshëm për identifikimin e kandidatëve të mundshëm. Do të jetë kryesia e PD Lezhë që do të japë miratimin përfundimtar, sipas statutit.
Postimi i plotë:
Partia Demokratike do t’i propozojë kryesisë së PD Lezhë kandidaturën e Dr. Sandër Marku, për kandidat për kryetar bashkie në zgjedhjet e 14 majit. Kandidatura e Dr. Sandër Marku është përzgjedhur si pjesë e një procesi të mëparshëm për identifikimin e kandidatëve të mundshëm. Do të jetë kryesia e PD Lezhë që do të japë miratimin përfundimtar, sipas statutit.
Kush është Dr. Sander Marku
Dr. Sandër Marku është mjek i shquar prej mbi 20 vitesh në qytetin e Lezhës. Ai është personazh i njohur dhe rrjedh nga një familje e nderuar dhe me tradita patriotike. Familja e tij që në dhjetor 1990 u rreshtua në krah të Partisë Demokratike duke mbetur gjithmonë tek ajo. Dr Sandri qysh herët ka një kontribut të patjetërsueshëm pranë kësaj force politike në shërbim të vendit ! Në vitin 1998 është pjesëmarrës në grevën e urisë pas vrasjes së Azem Hajdarit. Nënkryetar i PD për qytetin Studenti zgjidhet në vitin 1999.
Kryetar i Forumit Rinor të Lezhës zgjidhet në vitin 2002. Kryetar PD së Lezhës zgjidhet në vitin 2004. Nga viti 2011-2013 ka qënë drejtor i shendetit publik të Qarku të Lezhës, ku bie në sy për ndershmëri e profesionalizëm si drejtues dhe mjek specialist mikrobiolog. Përtej dinamikave dhe ngjarjeve Sandër Marku ka qënë dhe është te PD. Sot kjo parti ka nderin dhe përgjegjësinë morale t’i ofrojë Bashkisë së Lezhës më të mirën dhe mundësinë për ndryshim. Dr. Sandri se ka tradhëtuar kurrë besueshmërinë e anëtarësisë së PD-së dhe të qytetarëve të Lezhës. Kjo është koha për të vërtetën.