Zbulohet zeri qe imitoi Agron Xhafaj – Burg per 2 persona dhe detyrim paraqitje per gazetarin

0
110
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Audiopërgjimi i shumëpërfolur i ‘Babales’ rezulton se është i rremë.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka bërë me dije se personi që interpretonte zërin e vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj është Fredi Alizoti. Krimet e Rënda kanë kërkuar arrest me burg për Albert Veliun (Babalja) për kallzim të rremë. E njëjta akuzë rëndon mbi kunatin e Veliut , i cili quhet Fredi Alizoti. Ky i fundit mësohet se është personi që interpretonte zërin e Agron Xhafajt.

Prokuroria gjithashtu ka kërkuar detyrim paraqitje për gazetarin Jetmir Olldashin që intervistoi të ashtuquajturin dëshmitari X i akuzuar gjithashtu për kallëzim të rremë. Albert Veliu, denoncoi publikisht në një intervistë për gazetarin Jetmir Olldashi dhe e publikuar nga Partia Demokratike se Agron Xhafaj, vëllai i Fatmir Xhafajt ishte i përfshirë në trafik droge.

Zjarr Tv Ad