Zbuloni cilët janë 9 liqenet më të thella në botë

0
173
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

9) Liqeni “Crater” (592 meter).

Liqeni Crater i pozicionuar në vargmalet Kaskade në Oregon është liqeni më i thellë në Shtetet e Bashkuara. Gjithashtu është një liqen relativisht i ri që është formuar rreth 7,700 vite më parë, kur një vullkan masiv i quajtur Mount Mazama ra në kolaps dhe u pasua nga një shpërthim. Zona ka qenë e populluar nga njerëzit gjatë asaj kohe dhe përgjithësisht besohet se gojëdhënat e indianëve të krahinës Klamath për sa i përket krijimit të liqenit reflektojnë një shpjegim mitologjik, por dhe autentik të shpërthimit dhe kolapsit.

Vizitorët e liqenit befasohen nga ngjyra e pazakontë blu e thellë që vjen për shkak të thellësisë dhe qartësisë së ujit, i cili mbart shumë pak sedimente sepse vjen më së shumti prej shirave.

8) Liqeni i Madh Slave (614 meter).

Liqeni i Madh Slave në Territoret Veriperëndimore të Kanadasë është i emëruar sipas një grupi indianesh Athabascan-folës të quajtur Slave. Është liqeni më i thellë dhe i dyti më i madh në Kanada. Yellowknife, kryeqyteti i Territoreve Perëndimore, shtrihet në brigjet veriore të këtij liqeni. Ashpërsia e klimës veriore bën që zona të jetë shumë pak e banuar (Yellowknife është qyteti më i madh në Territoret Veriperëndimore të Kanadasë dhe ka më pak se 20,000 banorë). Por, për ata pak njerëz që janë mjaftueshëm të fortë për të jetuar atje, ka edhe përfitime. Për afërsisht gjysmën e vitit, akulli në liqen është mjaftueshëm i trashë sa të mbajë kamionë dhe makina; çdo ditë në dimër disa qindra automjete marrin rrugën e shkurtër nga Yellowknife për në komunitetin Dettah nëpërmjet rrugës së akullt.

7) Liqeni Ysyk (668 metra).

I shtrirë 1,606 metra mbi nivelin e detit në malet Tien Shan të Kirgistanit, Liqeni Ysyk është një nga liqenet alpine më të mëdha të botës. Emri i këtij liqeni që vjen nga gjuha kirgistaneze “Ysyk-Köl” do të thotë “Liqen i Nxehtë” sepse nuk ngrin asnjëherë edhe pse temperaturat në dimër në këtë zonë arrijnë rregullisht –26°C. Shkencëtarët e shpjegojnë këtë me kripësinë e liqenit dhe me aktivitetin gjeotermal të zonës.

Ysyk-Köl ka qenë një vend i aktiviteteve njerëzore. Afër tij kanë qenë gjetur artifakte ari dhe bronzi që iu përkisnin Skifeve, të cilët ishin kolonë të hershëm në Kazakistan. Liqeni ka shërbyer gjithashtu edhe si një pikë ndalese e rëndësishme në “Rrugën e Mëndafshtë” dhe kanë qenë zbuluar vendbanime mesjetare në zonat e cekëta të liqenit në kohërat kur niveli i ujit ishte i ulët.

6) Liqeni Nyasa (706 metra).

Liqeni Nyasa është një liqen i gjatë dhe i hollë që shtrihet në më shumë se 560 kilometra përgjatë kufijve midis Mozambikut, Tanzanisë dhe Malavit (aty ku njihet edhe si Liqeni Malavi). Për shkak të gjatësisë, thellësisë dhe shtresëzimit të temperaturës krijon një numër mjedisesh radikalisht të ndryshme. Liqeni Nyasa ka një nivel jashtëzakonisht të lartë të biodiversitetit. Deri në 1,000 specie të ndryshme peshqish janë gjetur në liqen. Kjo do të thotë se ky liqen është shtëpia e rreth 15% e të gjithë specieve të peshqve në ujërat e ëmbla në Tokë. Shumica më e madhe e këtyre specieve i përkasin familjes “cichlid”.

5) Liqeni O’Higgins/San Martin (836 metra).

I pozicionuar në një zonë shumë pak të populluar në Andet Patagoniane, ky liqen i quajtur O’Higgins në Kili dhe San Martin në Argjentinë është ndoshta më pak i njohuri në këtë listë. Ai ndodhet në kufirin Argjentinë-Kili dhe “ushqehet” nga akullnajat e Kilit. Ky liqen e merr karakteristikën e një përzierje ngjyre qumështi me blu dhe të jeshiltë nga përqendrimi i lartë i shkëmbinjve me fluorit që shpërndahet në ujë nga akullnajat.

4) Liqeni Vostok (900 metra).

Liqeni Vostok në Antarktidë është unik në këtë listë, kjo sepse ai është i groposur afërsisht 4 kilometra poshtë akullit. Është liqeni më i madh i njohur nënakullnajor. Që nga viti 1970 shkencëtarët kanë dyshuar prezencën e një mase të madhe uji të ëmbël të kapur poshtë akullit në atë zonë. Po nuk dihej deri në vitin 1996 kur hulumtuesit britanikë dhe rusë mundën të siguronin matje të sakta duke përdorur një radar që penetron akullin. Deri kohëve të fundit, aktiviteti biologjik në liqen ka qenë mister, perderisa nuk kishte asnjë mënyrë për të koleksionuar kampione ose të vendoseshin sensorë poshtë akullit. Megjithatë, një zbulim i madh ndodhi në vitin 2012 kur një ekip hulumtuesish me sukses shpuan akullin deri te sipërfaqja e liqenit. Shkencëtarët që studiuan kampionët kanë raportuar se kishin gjetur jetë bakteriale.

3) Deti Kaspik (1,025 metra).

Deti Kaspik që shtrihet midis maleve Kaukaz dhe Stepave të Azisë Qëndrore është trupi ujor më i madh në Tokë, plotësisht i kufizuar si dhe liqeni i kripur më i madh në botë. Shtrihet afërsisht 1,200 kilometra nga veriu në jug dhe ka një gjerësi prej 320 kilometrash. Një e treta e pjesës veriore të Kaspikut është mahnitshëm e cekët me një thellësi mesatare prej 6 metrash ndërsa një e treta më jugore e Kaspikut ka një thellësi mesatare prej rreth 300 metrash. Peshkimi komercial dhe turizmi në brigjet e Kaspikut luan një rol vital në ekonominë e shteteve përreth. Sasi të mëdha të naftës dhe gazit natyror janë ekstraktuar nga shtrati i detit Kaspik nëpërmjet platformave të vendosura në det të hapur.

2) Liqeni Tanganika (1,436 meter)

Liqeni Tanganika është liqeni u dytë më i madh me ujë të ëmbël në botë dhe i dyti më i thelli i çfarë do lloji. Ai ndodhet në kufirin midis Zambias, Burundit, Tanzanisë dhe Republikës Demokratike të Kongos. Po ashtu si liqeni Nyasa edhe ky është një liqen relativisht i gjatë dhe i ngushtë e me biodiversitet të jashtëzakonshëm. Që nga Epoka e Gurit komunitete njerëzish janë ushqyer në brigjet e këtij liqeni duke peshkuar. Por, praktikat moderne të peshkimit komercial, të prezantuar në vitin 1950, kanë ndikuar në problemin e mbipeshkimit në dekadat e fundit.

1) Liqeni Baikal (1,620 meter).

Liqeni Baikal në Siberi ka veçorinë e të qenurit edhe liqeni më i thellë në botë edhe liqeni më i madh me ujëra të ëmbla që mban më shumë se 20% të ujrave të ëmbla të pangrira në sipërfaqen e Tokës. Ai është gjithashtu edhe liqeni me ujra të ëmbla më i vjetër në botë me një moshë të përllogaritur nga 20 milion në 25 milion vjeç.

Ashtu si edhe liqenet e tjerë në këtë listë, Baikali është shtëpi për një numër të madh kafshësh dhe specie bimësh që nuk mund të gjenden diku tjetër. Një nga speciet më të mrekullueshme është foka e Baikalit (e quajtur gjithashtu nepra), e vetmja specie fokash në botë që jeton posaçërisht në një habitat me ujëra të ëmbla. Mënyra sesi paraardhësit e këtyre fokave kanë arritur në liqenin Baikal mbetet një mister, perderisa liqeni shtrihet qindra milje në brendësi të tokës.

 

 

Zjarr Tv Ad