Pas tensioneve që paralajmëronin luftën më të madhe tregtare në historinë ekonomike, duket se tashmë marrëveshja tregtare mes SHBA dhe Kinës është në një rrugë të mbarë. Gjatë muajit mars pritet të mbahet një samit mes dy liderëve, në Florida. Sipas këshilltarit për ekonomi në Shtëpinë e Bardhë pritet që Trump dhe Jinping të nënshkruajnë një marrëveshje të re, e cila do të paraqiste “një revolucion” në marrëdhëniet tregtare SHBA-Kinë. Së fundmi, Donald Trump i ka kërkuar Kinës që të heqë “menjëherë” të gjitha tarifat për produktet bujqësore amerikane. Në një postim në Twitter, presidenti tha se e bëri kërkesën për shkak se bisedimet mes dy vendeve po ecin mirë. Trump ka vonuar aplikimin e tarifave ndaj mallrave kineze, të planifikuara për tu vendosur më 1 mars, për shkak të përparimit të bisedimeve.
Zbuten tensionet SHBA-Kinë
Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...