Zëdhënësja e PD mesazh Ramës: Duhet të ishe duke kërkuar falje. Është koha për një kryeministër që respekton gratë

0
658
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Partia Demokratike i përgjigjet kryeministrit Edi Rama përmes zëdhënëses së fushatës së PD-së, Floriana Garo.Me një video-mesazh, ajo thotë se Rama duhet të ishte duke i kërkuar falje grave dhe vajzave, për dhunën dhe talljet. Ndërsa e mbyll mesazhin duke thënë se Lulzim Basha do jetë një kryeministër që i respekton dhe punon për vajzat dhe gratë shqiptare.

Reagimi i plotë:

“Zoti Rama, të vetmen gjë që duhet të bëje sot ishte t’u kërkoje falje atyre grave dhe vajzave që ke dhunuar, bullizuar, ofenduar e tallur. Imagjino sikur ajo të ishte vajza juaj!

Është koha që vajzat dhe gratë shqiptare do të marrin vendin që u takon, mbrojtjen që meritojnë nga çdo sjellje e padenjë ndaj tyre dhe dinjitetin që u është shkelur këto vite.Koha juaj ka mbaruar, zoti Rama. Vajzat dhe gratë shqiptare meritojnë një kryeministër që i respekton dhe punon për to. Dhe ky është Lulzim Basha”, shprehet Garo.

Zjarr Tv Ad