“Qeveria mori borxhin nga presioni i interesave oligarkike dhe lobeve të biznesit”.
Kështu u shpreh eksperti i ekonomisë Zef Preçi në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në Syri Tv, lidhur me vendimin e Qeverisë për të dalë në tregjet ndërkombëtare për një borxh 700 mln euro. Preçi e konsideron ekonominë shqiptare si gropë thithëse ku merret borxh për të paguar borxhet, duke rritur gropën e buxhetit dhe deficitin.
“E konsideroj papërgjegjëshmëri të qeverisë vendimmarrjen nën presionin e interesave oligarkike dhe lobeve të biznesit dhe njëkohësisht një proces ku ekonomia ka hyrë si një gropë thithëse që merr borxh për të paguar borxhe. Studimet në vendet e BE por edhe tonat tregojnë se ka një tendencë të ekzekutivit për të ushqyer vendimmarrje për para të lira, pa risk, dhe që krijojnë mundësinë e shlyerjes dhe përfitimit të shpejtë të këtyre parave.
Si psh investime në infrastrukturë ku është e pamatshme efekti dhe shtrihet në kohë vepra publike si tuneli, marrin përparësi dhe nuk ka rëndësi për futjen në aqarkullimin ekonomik të potencialleve që ka vendi, nuk bëhet fjale për ndërtimin e HEC-ve, as për vende të reja pune, import teknologjike, pëmirësim të cilësisë së jetesës apo arsimit. Janë vendimmarrje që e kanë fytur ekonominë në një proces pa kthim, në një gropë thithëse.
Një proces i lëshimit të eurobondit tregon se ekonomia është në vështirësi dhe mbledhja e taksave nuk justifikon shpenzimet e qeverisë dhe investimet publike. Nga njëri eurobond në tjetrin është rritur, dyfishuar ose trefishuar shuma fillestare dhe për rrjedhojë nuk ka evdencë të mjaftueshme se ku janë përdorur këto para. Një pjesë ka shkuar për të paguar borxhet e mëparshme, tjetra shkon për të kompensuar pamundësinë për të mbedhur taksat“, u shpreh Preçi.