Zelanada e Re në referendum për legalizimin e kanabisit

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në vitin 2020 pretendohet të futet në fuqi legalizimi i kanabisit.

Banorët e Zelandës së Re do ta votojnë këtë ligj në një referendum. Kështu ka deklaruar ministri i drejtësisë i këtij shteti.

Një premtim i tillë ishte dhënë nga kryeministrja e vendit, Jacinda Arders, përdërisa po zhvilloheshin negociatat për formim të koalicionit qeverisës mes partive politike vitin e kaluar.

Njoftimi për hedhje në votim të legalizimit të kanabisit për rekreacion erdhi vetëm një javë pasi deputetët  dhanë dritën e gjelbër përdorimit të kanabisit mjekësor.

Sipas një sondazhi të vitit të kaluar, dy të tretat e popullsisë së përgjithshme janë dakort  ta mbështesin legalizimin e kësaj lënde narkotike. “Ne jemi zotuar se do ta bëjmë këtë dhe tash kanë mbetur vetëm detajet”, tha ministri i drejtësisë, Andrew Little. Kanabisi është droga ilegale në Zelandë të Re. Një organizatë thotë se 80 për qind e personave mbi moshën 21-vjeçare e kanë provuar kanabisin të paktën një herë në jetë, shkruan “BBC”.

 

Zjarr Tv Ad