Zelandë e re/ Autori i masakrës nuk pranon avokatin dhe mbrohet vetë

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Brenton Tarrant, 28-vjeçari australian i arrestuar, shkaktar i masakrës në dy xhami ku u vranë 50 njerëz, nuk e ka pranuar avokatin duke thënë që do të mbrohet vetë. Lajmin e bën të ditur New Zealand Herald, duke nënvizuar që kjo ngjall frikën që Tarrant mund të përpiqet ta transformojë procesin në një instrument për propagandë supremaciste. Richard Peters, avokati që ka mbrojtur Tarrant në paraqitjen e tij të parë para gjykatës të shtunën, ka thënë që ka mësuar nga asistenti i tij që 28-vjeçari kërkon të mbrohet vetë.

Peters ka shtuar që Tarrant është shfaqur në gjyq i kthjellët dhe jo mendërisht i pa stabilizuar dhe i bindur për aktet e tij ekstreme. Ndër të tjera kryeministrja neozelandeze Jacinda Ardern ka thënë që brenda 100 ditësh do të njoftohet një reformë e ligjit për shitjen e armëve. Kryeministrja ka njoftuar një kërkesë për shërbimet inteligjente.

 

 

Zjarr Tv Ad