Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka nënshkruar një dekret ku u bën thirrje forcave ushtarake që janë jashtë vendit me mision paqeruajtës të kthehen në Ukrainë për të luftuar kundër pushtimit rus.
Lajmin e ka bërë me dije zëdhënësi i Zyrës së Presidentit, Andriy Sibiga, i cili ka publikuar dekretin e nënshkruar nga Zelensky.
Në mesin e ushtarëve paqeruajtës janë edhe 40 ushtarët që shërbejnë në Kosovë në kuadër të KFOR-it.
“Presidenti i Ukrainës, Zelensky, ka vendosur të thërrasë paqeruajtësit ukrainës me përvojë të lartë ushtarake nga të gjitha misionet në botë së bashku me pajisjet e tyre për të forcuar ushtrinë ukrainase tani kundër agresionit rus”, ka shkruar ai.