Zelensky: Shkëputja e centralit bërthamor nga rrjeti i Ukrainës mund të shkaktonte katastrofë radioaktive

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Evropa u përball me rrezikun e një katastrofe nga rrezatimi radioaktiv të enjten kur një central bërthamor i pushtuar nga Rusia u shkëput nga rrjeti energjetik i Ukrainës, tha Presidenti Volodomyr Zelensky.

Ai shtoi se centrali i Zaporizhzhia ishte në gjendje të funksiononte në mënyrë të sigurt vetëm për shkak të furnizimit me energji elektrike rezervë,

Ekziston një shqetësim në rritje për luftimet pranë centralit, i cili është centrali bërthamor më i madh në Evropë.

Nëse gjeneratorët me naftë nuk do të ishin ndezur, nëse automatizimi dhe stafi ynë i uzinës nuk do të kishin reaguar pas ndërprerjes së energjisë, atëherë do të ishim të detyruar të kapërcejmë pasojat e aksidentit të rrezatimit”, paralajmëroi Presidenti Zelensky të enjten në mbrëmje.

Dëmi u shkaktua nga zjarret për të cilat agjencia shtetërore bërthamore e Ukrainës tha se kishin ndërhyrë në linjat e energjisë që lidhnin centralin, duke shkëputur përkohësisht Zaporizhzhia-n nga rrjeti kombëtar për herë të parë në histori.

“Si rezultat, dy njësitë e fuqisë funksionale të stacionit u shkëputën nga rrjeti,” thanë zyrtarët e Kievit.

Kompania shtetërore bërthamore tha se të premten po punohet për të rilidhur reaktorët në rrjet. Katër reaktorët e tjerë të Zaporizhzhia kanë qenë jashtë veprimit për pjesën më të madhe të luftës.

Ndërsa pushimi i paprovokuar rus i Ukrainës ka hyrë në muajin e shtatë, presidenti Vladimir Putin nënshkroi të enjten një dekret për të rritur numrin e forcave të armatosura ruse në 2.390.758 nga 1.902.000 që janë aktualisht.

Zjarr Tv Ad