Zemra e derrave do transplantohet tek njerëzit brenda tre viteve

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zemra e derrave mund të përdoret për transplant tek njerëzit brenda tre viteve.

Lajmi u dha nga kirurgu Sir Terence English që kreu transpantin e parë të zemrës tek njerëzit 40 viteve më parë në Britaninë e Madhe.

Duke folur në 40-vjetorin e operacionit të parë të zemrës, English tha se po synon të zëvëndësojë edhe veshkën e njerëzve me atë të derrave më vonë këtë vit.

Eksperti beson se kjo mund të krijojë baza për transplantime më të ndërlikuara të organeve të kafshëve tek njerëzit, proces i quajtur “ksenotransplantimi”.

“Nëse rezultati i ksenotransplantimit të veshkave të derrave tek njerëzit është i kënaqshëm, ka të ngjarë që gjithashtu të realizohet transplanti i zemrës tek njerëzit brenda disa viteve,”-tha 87-vjeçari. “Nëse funksionon me veshkën, do funksionojë edhe me zemrën.”

Zemrat e derrave kanë një anatomi të ngjashme me ato të njerëzve, kështu që ato përdoren si modele për zhvillimin e trajtimeve të reja.

Ataku i zemrës konsiderohet një pandemi globale, me të paktën 26 milion njerëz të prekur në të gjithë botën.

Shpresohet se përdorimi i zemrave të derrave mund të ndihmojë në revolucionin se si mjekët do luftojnë sëmundjen.

Zjarr Tv Ad