Zëri i Amerikës: Edi Rama shkarkoi ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri

0
1708
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në Shqipëri kryeministri Edi Rama ka vendosur sot shkarkimin e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Sipas burimeve, i porsa kthyer nga vizita e tij në Gjermani, kryeministri ka thirrur në zyrë ministrinë për t’i komunikuar largimin nga detyra. Ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar për motivet e kësaj lëvizje.

Ministri Tahiri ka qenë në epiqendër të kritikave të opozitës, të cilat u shtuan vitin e fundit pas përhapjes së fenomenit të kultivimit të marijuanës.

Sipas opozitës, e cila prej më shumë se tre javësh ka nisur një protestë për krijimin e një qeverie teknike, që do të garantonte organizimin e një procesi zgjedhor të ndershëm 18 qershorin e ardhshëm, lidhjet e qeverisë me drogën, janë një nga arsyet që sipas saj kërcënojnë zgjedhjet. Opozita këmbëngul se me paratë e trafikut të drogës qeveria do të blejë votat e shqiptarëve.

Eshtë ende e paqartë nëse kjo lëvizje e kryeministrit do të ketë efekt në qëndrimin e ardhshëm të opozitës. Kjo e fundit, pak ditë më parë u shpreh se nuk do të pranonte si zgjidhje asnjë “kokë turku”.

Ndërsa ditën e djeshme mbi 20 parti opozitare njoftuan se nuk do të rregjistrohen në zgjedhje, pa u arritur më parë krijimi i një qeverie teknike.

Pakënaqësi ndaj ministrit Tahiri ka patur edhe aleati kryesor i socialistëve, Lëvizja socialiste për Integrim.
Zeri i Amerikes

Zjarr Tv Ad