Zëri I popullit (dhe) i Sajmir Tahirit!

0
236
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zëri I popullit do ju vijë shqiptarëve nëpërmjet Sajmir Tahirit!
O Tempora! O Mores!
Në Shtator është regjistruar në QKB media online “Zëri I Popullit” me pronar të vetëm Sajmir Tahirin!
Suksese Sajmir!
Ky popull, I yni dmth, ne dmth, ju edhe unë, do e dëgjojmë zërin tone nëpërmjet Sajmir Tahirit!
Ngelet për tu pare se zërin e cilit popull ose cilës pjesë të popullit do na sjellësh.
Nisur nga emri dhe trashëgimia duket sikur kjo media do e përcjelle zërin e POPULLIT po aq sa edhe ERTV – ja! Po aq sa TVSH – ja dhe vetë gazeta në fjalë para viteve 90’
Megjithatë e sigurtë që do të ketë shikues, ndjekës dhe komentues të shumtë nga ata forca policore që e përcollen me parullat “Faleminderit Sajmir Tahiri”
Gjithashtu nga të gjithë ata që nuk e kaluan fort keq dhe ja panë hajrin periudhës së ndritur të kanabizimit të vendit me bekimin e qeverisë rilindase.
A I duhet Shqiperisë një zë I tillë populli!
Po I duhet!
Ashtu siç I duhet Shqipërisë e shqiptarëve edhe ERTV – ja, për të kuptuar se sa të pangopur e të pafytyrë janë politikanët tanë, qëduan të kapin në dorë çdo gje. Nuk u mjafton pushteti politik e gjyqësor, tani duan patjetër edhe ate mediatik që në fakt ka në dorë vetëm çelësat e kashtës kështu siç është katandisur!
Ju garantoj se do jetë media shumë e suklsesshme “Zëri I Popullit”
Për të bërë media sot duhen vetëm para. Dhe me sa duket ato nuk mungojnë!
Suksese “Zërit të Sajmirit” të Popullit të Sajmirit doja të thosha!

Zjarr Tv Ad