Zëvendës ambasadorja amerikane, Leyla Moses Ones, ambasadori i BE-së, Luigi Soreca dhe ambasadori Britanik, Duncan Norman ndodhen në selinë blu

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zëvendës ambasadorja amerikane, Leyla Moses Ones, ambasadori i BE-së, Luigi Soreca dhe ambasadori Britanik, Duncan Norman ndodhen në selinë blu ku po zhvillojnë një takim me kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Në takim ka mbërritur edhe Petrit Vasili i LSI-së dhe reforma zgjedhore dhe zgjedhjet e ardhshme mendohet të jenë në fokus të takimit.

Ky takim vjen një ditë pas mbledhjes së Këshillit Politik kur të dyja palët sërish nuk kanë gjetur “pika” të përbashkëta për listat 100 përqind të hapura dhe implementimin e ndryshimeve kushtetuese në kodin zgjedhor.

Përfaqësuesi i PS-së në këshill, Damian Gjiknuri i ka vendosur një afat opozitës së bashkuar për të paraqitur një listë të përbashkët kandidatësh deri të premten (18 shtator).

Ndërsa këta të fundit kanë kthyer sytë nga ODIHR ku kërkojnë konsultim.

Zjarr Tv Ad