Zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë Gent Cakaj, gjatë paraqitjes në Komisionin e Integrimit Evropian të Parlamentit shqiptar foli në lidhje me progresin e Qeverisë Rama, dhe punën e bërë që në tetor vendi të marrë një datë për fillimin e negociatave të integrimit. Pavarësisht përpjekjes së Zëvendësministrit (bëhet fjalë për kërriçin e Kryeministrit që e ka bërë Ministër duke shkelur kushtetutën dhe çdo precedent ndërkombëtar) për t’i paraqitur gjërat bukur, por që në praktikë mbetet një çështje aspak e lehtë”, shkruan media greke tachydmromos.org. Shqipëria nuk mund të marrë një ftesë për nisjen e negociatave pasi Franca dhe Hollanda do të vendosin veton. Cakaj insistoi se raporti i Komisionit Europian i cili rekomandoj celjen e negociatave për Shqipërinë dhe Shkupin rikonfirmon reformat. Por ai nuk arriti të shpjegojë kundërshtimin e vendeve të veçanta të cilat paraqesin kushte shtesë për hapjen e negociatave. Klima me të cilën u përball Kryeministri Edi Rama në Gjermani gjatë javës së kaluar nuk është aspak inkurajuese. Cakaj këmbënguli në qëndrimin stereotip të Qeverisë së tij se janë plotësuar pesë kushtet e paraqitura në konkluzionet e BE-së një vit më parë, kështu që siç thotë fuqimisht mentori i tij Rama, topi tani është në dorën e vendeve evropiane. Në pjesën më të madhe të rasteve, Rama insiston, sipas mësimeve të Erdogan, se evropianët janë në mëdyshje për Shqipërinë për shkak se vendi është me pupullsi në shumicë myslimane. Kështu ai provokon euroskepticizmin në opinionin publik. Në të njëjtën gjatësi vale dhe kërriçi i tij, Ministri i vogël i Jashtëm kosovar, në një pyetje shqetësuese nga një deputet në Komisionin e Integrimit Evropian për një ndryshim të qëndrimit të Qeverisë Greke, për të cilin Kryeministri grek shprehu se ai nuk ka ndërmend të japë pëlqimin në tetor, nëse nuk ndërmerren hapa praktikë për trajtimin e minoritetit etnik grek, Caka u përgjigj se ne i kemi plotësuar kushtet. Sigurisht, masën e përcakton shefi i tij dhe ai vendos nëse janë përmbushur apo jo parakushtet. Në çdo rast, ai ishte edhe më provokues duke thënë se nuk mund të analizojë dhe të merret me qëllimet specifike të çdo kreu të shtetit dhe në rastin e Kryeministrit grek, ajo që ai di është që situata e minoritetit etnik grek është shumë e qartë dhe publike! Kjo është pikërisht ajo që po e shqetëson Kryeministrin grek dhe vetë minoritetin grek në Shqipëri: situata është e qartë dhe në mënyrë dramatike shqetësuese. Qeveria Rama jo vetëm që nuk arrin të marrë një qasje të sinqertë ndaj problemeve dhe të gjejë zgjidhje të pranueshme, por në mënyrë provokative, kryen veprime edhe më abuzive. Raporti i Këshillit të Evropës është teksti më i detajuar se si është situata. Është pasqyra para së cilës duhet të ulet Gent Cakaj para se të flasë publikisht. Në intervalin kohor midis këtij qëndrimi dhe deklaratave të Kryeministrit grek shfaqen dy elementë. Mitsotakis e bën të qartë se ai dëshiron të shohë përparim praktik në të drejtën e pronës për minoritetit etnik grek, Kryeministri Rama po ecën përpara i pashqetësuar me ligje për tjetërsimin e pasurive të paluajtshme të minoritetin etnik grek, manastireve dhe famullive në rajonin bregdetar të Himarës – Sarandë. Mediat e opozitës theksuan insistimin e Ramës që edhe pse mund të mbante për një kohë projektligjin në fjalë që ishte kthyer nga Presidenti për rivlerësim si antikushtetues, ai ia kaloi menjëherë Parlamentit, duke i dërguar një mesazh tejet sfidues homologut të tij grek para takimit të tyre në Nju Jork. Le të mos harrojmë se kjo çështje është gjithashtu në axhendën e Komisionit Evropian, sepse ajo përfshihet në konkluzionet e Këshillit të BE-së dhe në qëndrimet e shprehura në Parlamentin Evropian. E dyta ka të bëjë me fenomenin e tendencës së ulët të shpërnguljes së minoritetit etnik grek. Mungesa e përkujdesit shtetëror për infrastrukturën dhe stanacioni ekonomik që prek zonat rurale, po largojnë gjithnjë e më shumë grekët nga shtëpitë e tyre stërgjyshore. Një reportazh i Zërit të Amerikës në shqip zbuloi situatën dramatike demografike në fshatin Andon Poçi, i banuar kryesisht nga vllahë-grekë. Ndërsa dikur fshati ishte një model i organizimit të komunitetit dhe ekonomisë familjare, sot është thuajse i shkatërruar. Nëse për Cakajn dhe Ramëm nuk mjafton Raporti i Këshillit të Evropës për shkeljet e Konventës Kuadër për Mbrojtjen e Minoriteteve Kombëtare, dhe as qëndrimet e OMONIA-s, të paktën të përqendrohen në raportimet dhe analizën e mediave vendase”./ tachydromos.org

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

sh deputetja e LSI Klajda Gjosha ka dalë në një Konferencë për shtyp nga selia e kesja partie.

“Procesi i integrimit është një proces meritash dhe i takon qeverisë shqiptare të kryejë me përgjegjshmëri detyrat e shtëpisë dhe të mundohet të gjejë zgjidhje të krizave politike dhe institucionale që po kalon vendi”.

Ja deklarata e plotë:

Duke qenë se na ndan vetëm një muaj nga vendimi që Këshilli Europian do duhet të marrë sa i takon çeljes së negociatave të Shqipërisë është jashtëzakonisht shumë e rëndësishme që gjithë klasa politike shqiptare dhe në mënyrë të veçantë qeveria të fokusohen në këtë prioritet madhor për vendin.

Shqipëria ka që në nëntor të vitit 2016 që ka marrë rekomandimin pozitiv për fillimin e bisedimeve për anëtarësim falë votimit me 140 vota në Kuvendin e Shqipërisë të Reformës në Drejtësi. Sot edhe pas tre vitesh, qytetarët tanë vazhdojnë të presin konkretizimin e një procesi që do duhej të kishte filluar prej kohësh.

Loja me negociatat në vitin 2018, ku qytetarëve shqiptarë ju servir një fitore imagjinare duket qartë që e rëndojnë edhe sot pozitën e Shqipërisë për vendimarrjen e tetorit.

Procesi i integrimit është një proces meritash dhe i takon qeverisë shqiptare të kryejë me përgjegjshmëri detyrat e shtëpisë dhe të mundohet të gjejë zgjidhje të krizave politike dhe institucionale që po kalon vendi.

Asnjë alibi apo situatë e krijuar për të shpërqendruar vëmendjen e qytetarëve dhe të mediave, nuk zhbën dot faktin se Shqipëria është një vend me probleme të mëdha të njohjes dhe respektit ndaj parimeve demokratike, të mungesës së thellë të maturisë politike, mungesës së pjekurisë për vetëzgjidhur krizat, për të respektuar institucionet dhe mungesës së vullnetit për të realizuar zgjedhje me standarde nëpërmjet një sistemi të drejtë që i jep mundësinë qytetarëve të zgjedhin.

Nëse Shqipërisë do t”i ofrohet një “Po” me kushte për negociatat, kjo do të thotë se ne jemi sërish aty ku kemi qenë që nga viti 2016. Uroj të mos shohim sërish dekorata dhe delir për të mashtruar shqiptarët.

Qytetarët tanë meritojnë një “Po” pa kushte jo vetëm për shpirtin europian, por sepse është garancia e tyre e vetme që kushdo të jetë në pushtet për t”i drejtuar ata do duhet të qeverisë brenda një kornize strikte ligjore. I bëj thirrje sot instancave më të larta të BE ta shikojnë vendimarrjen për Shqipërinë si një vendim për t”i dhënë shansin Shqipërisë dhe shqiptarëve të bëhen pjesë e një procesi që është vetëm fillimi i një rrugëtimi të gjatë dhe të domosdoshëm për të pasur një shtet të drejtë që lufton krimin, korrupsionin dhe padrejtësitë!

I bëj thirrje të japin sinjalin jeshil që shqiptarëve t”i rikthehet shpresa për të jetuar në vendin e tyre me më shumë mundësi investimi dhe punësimi.Kapitujt janë e vetmja mënyrë për të kontrolluar politikën shqiptare që të mos marrë vendime në kurriz të qytetarëve.

Kapitujt janë i vetmi mekanizëm për të ndryshuar mentalitetin dhe kulturën qeverisëse që e mundon Shqipërinë në këto 30 vite tranzicion.

Së fundmi sot Këshilli Kombëtar i Integrimit kërkoi një rezolutë për procesin e Integrimit Europian. I rikujtoj Këshillit se Kuvendi çdo vit ka miratuar rezoluta të cilat nuk i zbatoi kurrë, ndaj bëj thirrje që në vend të rezolutave t”i kërkojë qeverisë nëse po implementohet apo jo strategjia e antarësimit dhe detyrat e lëna në të. Shqipëria nuk ka më kohë për të humbur dhe që nga sot ka filluar dhe numërimin mbrapsht të një vendimi jetik për Shqipërine që do të merret në muajin tetor.

Zjarr Tv Ad