Zëvendësoi Ahmetajn, Klosin e prezanton Gjiknuri në Vlorë: PS ka dalë e suksesshme sepse është e bashkuar

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është prezantuar në Vlorë drejtuesi politik i partisë Socialiste për qarkun, Blendi Klosi. Klosi zëvendësoi në këtë post Arben Ahmetajn i cili është tashmë i “zhveshur” nga çdo post që ka pasur në PS.

Sot në Vlorë Ahmetaj mungoi, ndërsa për ta prezantuar e ka shoqëruar Damian Gjiknuri. Për mediat, Gjiknuri dhe Klosi kanë thënë se ky pozicion është me rëndësi. I pyetur për Ahmetajn, Gjiknuri përdori retorikën e kryeministrit i cili nga selia rozë theksoi se në kohë zgjedhjesh do të ketë lëvizje mes “lojtarëve” që PS si skuadër të performojë më mirë.

“Në emër të fushatës po marrim edhe rolet tanë,” tha Gjiknuri.

I pyetur nga gazetarët për postin e tij të ri, Blendi Klosi tha se PS ka arritur të jetë e suksseshme në Vlorë në peridhën post-tranzicionit pasi ka qenë e bashkuar.

“Për këdo socialist është një nder i madh të bësh jetën e partisë në Vlorë. Për të arritur të njëjtat rezultate që kjo parti ka arritur në periudhën post-tranzicionit. Partia ka dalë të jetë e suksesshme sepse ka qenë bashkë…Detyra jonë është që ne të jemi bashkë me qytetarët. Mos u përpiqni të ndani popullin..”

Klosi është pyetur për mungesën e Bashkisë sërish në mbledhje. E megjithatë, sipas tij, PS do të bashkojë Socialistët dhe do shikojë punën për kryetarët e bashkive në të 61 bashkitë.

Zjarr Tv Ad