Zëvëndësoi Grida Dumën, Ori Nebijaj bën reagimin e parë pas betimit si deputete

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Orjela Nebijaj është betuar sot në Kuvendin e Shqipërisë, duke u bërë kështu deputete e Partisë Demokratike. Përmes një postimi në rrjete sociale, ish moderatorja ka bërë dhe reagimin e parë.

“Me bekimin e Zotit, uroj të bëhet më e mira për të gjithë ne”, ka shkruar Nebijaj në Instagram.

Ori hoqi dorë nga moderimi për t’ju futur politikës pak javë më parë duke zëvendësuar në listën e Partisë Demokratike në Tiranë, Grida Dumën. Kujtojmë që Nebijaj kandidoi më 25 prill në qarkun e Tiranës, ku mori 5606 vota preferenciale.

Nebiaj ishte renditur e 18 në listën e PD-së, por pas rirenditjes në bazë të votave preferenciale ajo u ngjit një vend më sipër.

Zjarr Tv Ad