Zgjati vetëm 4 muaj, zbulohet lidhja e dashurisë së Olta Gixharit me ish-banorin e famshëm të “Big Brother” (FOTO LAJM)

0
1042
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktorja Olta Gixhari ka braktisur Spanjën, vndin ku ajo jeton bashkë me djalin dhe parterin e saj për tu bërë pjesë e “Big Brother VIP”. Ashu siç pritej, aktorja është rikthyer ndjeshëm në vëmendjen e publikut nisur nga dinamikat e krijuar brenda shtëpisë së famshme.

Por jo të gjithë e kujtojnë se Gixhari ka patur një histori dashuri me një nga banorët e “Big Brother 1”.

Ish-konkurrenti rrëmbeu vëmëndjen e shqiptarëve për dy arsye, e para për lidhjen që krijoi me Noçen dhe së dyti për braktisjen që i bëri e dashura live gjatë njërës prej të shtunave, një skenë që nuk kishte ndodhur asnjëherë në televizionet shqiptare, shkruan Albeu.com.

Historia e dashurisë mes Olta Gixharit dhe Olsit nisi në vitin 2011 gjatë “Dancing With the stars” ku të dy ishin konkurent.

Por lidhja mes tyre nuk zgjati më shumë se 4 muaj. Ndarja erdhi për faktin se Olta ndihej pak më superiore se ai në këtë rast dhe madje mes miqsh e kishte pohuar ato kohë hapur se nuk kishte asnjë plan për ta bërë lidhjen serioze me Olsin.

Përsa i përket partnerit aktual dhe babait të djalit të saj, Olta Gixhari ka preferuar ta mbajë në privatësi të plotë./albeu.com/

Zjarr Tv Ad